Ndërlidhjet

Ukrainë: Mitarohet dorëheqja e ministrit të mbrojtjes


Ilustrim

Ilustrim

Ligjvënësit ukrainas e kanë miratuar sot dorëheqjen e ministrit të mbrojtjes Ihor Tenyukh, dhe në vend të tij e kanë emëruar Mykhaylo Koval.

Tenyukh e ka paraqitur dorëheqjen e tij nën arsyetimin se ka dështuar të jap urdhëra me kohe tek komandantët e njësive ushtarake të Ukrainës në Krime, gjatë pushtimit të saj nga Rusia.

Mëngjesin e sotëm, ligjvënësit kishin refuzuar dorëheqhen e tij.

Presidenti në detyrë Oleksandr Turchynov, kërkoi që Tenyukh të lirohet ngna detyra e tij dhe të zëvendësohet kjo pozitë nga Koval, i cili është drejtor i administratës së Shërbimit kufitar të Ukrainës.

Turchynoiv gjatë të hënës e ka urdhëruar Ministrinë e mbrojtjes, që të tërheq të gjitha forcat ushtarake nga gadishulli Krimeja.
XS
SM
MD
LG