Ndërlidhjet

HRW: Aktivistët ukrainas u rrahën dhe u torturuan në Krime


Ilustrim
Ilustrim
Organizata Human Rights Watch thotë se dy aktivistët politik të Ukrainës, janë rrahur dhe torturuar nga forcat pro-ruse në Krime.

Andriy Achekun dhe Antolij Kovalsky, sipas HRW, kishin shkuar në Krime para mbajtjes së referendumit të 16 marsit, me qëllim të organizimit të mitingjeve pro-ukrainase, dhe të njëjtit ishin arrestuar, marrë në pyetje dhe ishin rrahur gjatë njëmbëdhjetë ditëve para ata të lirohen.

Schekun sipas HRW, ishte torturuar me shok elektrik, ishte lidhur dhe shpesh ishte mbajtur lakuriq.

Vëzhguesit e HRW me bazë në New York thanë se të pakten katër aktivistë të tjerë u arrestuan nga milicia pro-ruse në Krime.
Tre nga ta janë ende të zhdukur.

Drejtori i HRW për Evropë dhe Azinë Qendrore, Hugh Williamson, ka kërkuar që të hetohen urgjentisht këto paraburgime të tmerrshme dhe arbitrare.
XS
SM
MD
LG