Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Nëntë të vdekur gjatë sulmit në komisionin zgjedhor


Ilustrim

Ilustrim

Raportet nga Afganistani bëjnë me dije se dy policë, një kandidat lokal si dhe një punëtor i zyres, u vranë pasi që militantët kanë nisur një sulm vetvrasës në një zyre të Komisionit zgjedhor në Kabul.

Një zyrtarë i policisë tha se sulmi u krye nga dy sulmues vetvrasës, shpërthimi i të cilëve hapi rrugën që persona të armatosur të hyjnë në zyre.

Policia ka rrethuar ndërtesën ndërsa ka pësuar një shkëmbin zjarri.

AFP ka bërë me dije se pesë persona nga grupi i të armatosurve, janë vrarë.

Puntorët e komisionit zgjedhor janë bllokuar në zyre gjatë incidentit.

Sulmi ka ngjarë në afërsi të shtëpisë së kandidatit presidencial, Ashraf Ghani.

Talibanët të cilët janë zotuar se do ti prishin zgjedhjet presidenciale të 5 prilli, e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG