Ndërlidhjet

Armeni: Aktivistët ndërprejnë konferencën për minierat


Ilustrim

Ilustrim

Një grup i aktivistëve të mjedisit e kanë ndërprerë një konferencë ndërkombëtare të minierave në Jerevan.

Aktivistët shkuan në një sallë konferencash në një hotel në Yerevan, ku zyrtarët armenë dhe ekspertët ndërkombëtarë ishin mbledhur për të diskutuar sigurinë ekologjike në sektorin e minierave në vend.

Aktivistët mbanin në duar parulla në të cilat shkruhej “Duart larg nga Armenia”, “Ju me minerale, ne vdesim”.

Aktivistët sollën me vete ujë nga lumi Gekhi dhe kërkuan nga pjesëmarrësit në konferencë që ta pijnë atë.

Lumi Gekhi është i njohur për ndotjen e tij nga minierat.

Konferenca në të cilën morrën pjesë përfaqësues të qeverisë armene, udhëheqësi i Bankës Botërore në Armeni si dhe përfaqësues nga SHBA-ja, Britania e madhe e Gjermania, u pezullua përkohësisht.
XS
SM
MD
LG