Ndërlidhjet

logo-print

Hagë: 35 shtete dakordohen rreth sigurisë bërthamore


Ilustrim

Ilustrim

Tridhjetë e pesë vende pjesmarrëse në Samitin e Sigurisë Bërthamore në Hagë, janë zotuar që udhëzimet ndërkombëtare të sigurisë bërthamore, ti vënë në ligjet e tyre kombëtare.

35 vendet ranë dakord ndonëse 18 vende duke përfshirë Rusinë, Kinën, Indinë dhe Pakistanin, e refuzuan një gjë të tillë.

Marrëveshja i obligon shtetet që të bëjnë komente të pavarura për procedurat e tyre të sigurisë, në hapat që kanë për qëllim mbajtjen larg të materialit bërthamor nga ana e terroristëve.

Që kur Samiti i Sigurisë Bërthamore është inicuar nga presidenti amerikan Barak Obama në vitin 2010, numri i vendeve që kanë material bërthamor për ndërtimin e armëve atomike, ka rënë nga 39 sa ishin para katër vitesh, në 25 sa janë sot.
XS
SM
MD
LG