Ndërlidhjet

SHBA: Dy të vrarë në një incident në Virgjinia


Ilustrim
Ilustrim
Dy persona kanë vdekur si rezultat i të shtënave në një stacion detar, në lindje të Shteteve të Bashkuara.

Terry Daviz, zëdhënëse në stacionin detar Norfolk në Virgjinia, thotë se të shtënat ndodhën në afërsi të një vendi të ndërtuar për pritjen e valëve.

Sipas saj, një marinar dhe një civil, u vranë në këtë incident.

Asnjë revole nuk është konfiskuar dhe ende askush nuk është arrestuar.

Sipas Davis, hetimet janë duke vazhduar.
XS
SM
MD
LG