Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Nuk tërhiqemi nga presioni mbi Rusisë


Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama ka bërë me dije se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, nuk do të tërhiqen nga presioni mbi Rusinë pas aneksimit të Krimesë.

Obama tha se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuar me praninë e trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën.

Obama e ka quajtur Rusinë një “fuqi rajonale” që po kercenon një fqinj të dobët për nga fuqia, duke nënvizuar faktin se nëse Rusia kishte ndikim të madh në Ukrainë, nuk do të kishte nevojë të dërgonte e të zbarkonte trupa atje.

Obama e ka pranuar faktin se Rusia ka kontrollë ushtarake mbi Krimenë por e ka përseritur se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, nuk do ta pranojnë atë që po ndodhë në Krime.
XS
SM
MD
LG