Ndërlidhjet

Obama: Krahasimi i Kosovës me Krimenë, nuk ka kuptim


Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan, Barak Obama
Presidenti amerikan Barak Obama tha sot se krahasimi i përvetësimit të Krimesë nga ana e Rusisë me luftën për pavarësinë e Kosovës, nuk ka aspak kuptim.

“Kur dëgjoj analogji me Kosovën... kjo është një krahasim nuk nuk ka absolutisht asnjë kuptim”, u ka thënë Obama gazetarëve në Hagë, një ditë pas mbledhjes së samitit të G7-tes që kishte për qëllim ndëshkimin e Rusisë për marrjen e Krimesë, raporton AFP.

Obama në Hagë ka marrë pjesë në hapjen e Samitit për Siguri Bërthamore.

Veprimet ruse në Krime, sipas Shteteve të Bashkuara dhe shteteve të Bashkimit Evropian, janë shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Gjatë udhëtimit të tij një javor, Obama do të vizitoj edhe Belgjikën, Italinë dhe Arabinë Saudite
XS
SM
MD
LG