Ndërlidhjet

SHBA: Kërkohen edhe 176 të zhdukur potencial nga shembja e dheut


Ilustrim
Ilustrim
Numri prej 14 personave të vdekur nga rrëshiqtja e dheut në Uashinton ka gjasë të rritet, ngase edhe 176 persona nga ajo pjesë figurojnë të jenë të zhdukur potencial.

Ekipet e kërkimit janë duke vazhduar punën e tyre, ndonëse kushtet atmosferike me shi, e kanë komplikuar punën në terren.

Shumë nga emrat në listën prej 176 personash janë identik andaj sipas autoriteteve të atjeshme, numri i të zhdukurve mund të jetë shumë më i vogël se 176.

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur të shtunën në mëngjes, kur shumica e njerëzve kanë qenë në shtëpi.

Dhjetëra shtëpi janë shkatërruar dhe dhjetëra makina kanë mbetur nën baltë.

Autoritetet e kanë përshkruar situatën si “shumë të zymtë”.
XS
SM
MD
LG