Ndërlidhjet

Medvedev shfaqet optimist pavarësisht sanksioneve


Ilustrim

Ilustrim

Edhe nëse perëndimi imponon edhe më shumë masa ndëshkuese, kompanitë që duan të punojnë në Rusi nuk do të pengohen, ka thënë kryeministri i Rusisë Dmitry Medvedev për agjencinë e lajmeve Interfax.

“Çdo gjë do të jetë mirë”, është përgjigjur Medvedev i pyetur rreth bashkëpunimit me kompanitë e naftës dhe gazit dhe ndikimin që mund të kenë, nëse vendet perëndimore i zgjerojnë sanksionet ndaj Rusisë.

“Ata që duan të punojnë me ne në qdo fushë, qoftë ajo shkencëm prodhim, investim në ekonominë tonë, ata nuk do të largohen, sepse ky është një proces normal”, citohet të ketë thënë ai, gjatë një forumi në regjionin e Tatarstanit.
XS
SM
MD
LG