Ndërlidhjet

Të pakten 19 viktima nga sulmet në Irak


Ilustrim
Ilustrim
Policia dhe zyrtarët shëndetësorë kanë bërë me dije se në tërë Irakun gjatë të martës, si rezultat i shpërthimeve dhe gjuajtjeve, janë vrarë të pakten 19 persona.

Në pjesën periferike në verilindje të Bagdatit, nga një sulm vetvrasës mbetën të vrarë nëntë veta.

Sulme me armë dhe shpërthime pati edhe në qytetet e trazuara Bakuka, Mosul, Tikrit dhe Ia.

Së paku tetë persona mbetën të vdekur në këto qytete.

Dhuna vjen disa javë para mbajtjes së zgjedhjeve të para kombëtare që nga 2010-ta.

Të marten paradite, i tërë Komisioni qendror i zgjedhjeve në Irak, dha dorëheqje për shkak të ndërhyrjeve politike.
XS
SM
MD
LG