Ndërlidhjet

Rajoni Transdneister rrëzon një aeroplan vëzhgues të Ukrainës


Ilustrim

Ilustrim

Rajoni pro-rus i shkëputur nga Moldavia Transdneister, ka bërë me dije të martën, se ka rrëzuar një aeroplan të telekomanduar që po vinte nga Ukraina.

Shërbimet e sigurisë në këtë rajon, thanë se aeroplani po vëzhgonte përmes kamerave, para se i njëjti të rrëzohej të dielen.

Shërbimet e specializuara të Transdneister kanë bërë me dije se kanë gjetur videot e bëra nga ky aeroplan.

Ministria e Mbrojtes e Ukrainës tha se ka kërkuar raport për këtë çështje, por e njëjta ministri, nuk ka dhënë detaje rreth asaj që ka ngjarë.

Transdniestri shpalli pavarësinë nga Moldavia në vitin 1990.

Të dy palët luftuan një luftë të shkurtër në vitin 1992.

Lufta përfundoi kur ushtria ruse kishte ndërhyrë në anën e Transdniester.

Pavarësia e Transdniester nuk është njohur nga asnjë komb.
XS
SM
MD
LG