Ndërlidhjet

SHBA: Nga rrëshqitja e dheut – 16 të vdekur


Pamje nga shembja e dheut në vendin Oso në Shtetet e Bashkuara

Pamje nga shembja e dheut në vendin Oso në Shtetet e Bashkuara

Zyrtarët në shtetin veriperëndimor Uashington të Shteteve të Bashkuara thanë se numri i të vdekurve nga rrëshqitja masive e dheut ka arritur në 16 vetë.

Sipas zyrtarëve, ekipet e kërkimit kanë shqetësime se në gërmadha mund të jenë edhe tetë trupa të tjerë.

Të hënën, numri i konfirmuar i të vdekurve nga shembja e dheut, që e goditi qytetin Oso, 95 kilometra në verilindje të Seattle, ishte 14.

Autoritetet konsiderojnë se 176 njerëz ende janë të zhdukur.
XS
SM
MD
LG