Ndërlidhjet

BE-SHBA: Rëndësia e lidhjeve transatlantike


Barack Obama
Barack Obama
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, sot pritet ta riforcoj kundërshtimin e Amerikës dhe të Bashkimit Evropian, ndaj aneksimit të Krimesë në Ukrainë, dhe do t’i përshpejtojë bisedimet tregtare me Bashkimin Evropian.

Zoti Obama sot merr pjesë në samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara në Bruksel, ku ai do të mbajë fjalimin kryesor për marrëdhëniet transatlantike dhe do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Mbrëmë, gjatë një fjalimi në Hagë, zoti Obama, pos tjerash, theksoi se krahasimet ndërmjet rastit të Krimesë dhe Kosovës, nuk kanë “absolutisht kuptim”.

“Por, kur i dëgjoi analogjitë, për shembull, me Kosovën, ku ju kishit mijëra njerëz të vrarë nga qeveria e tyre, ky krahasim është diçka që absolutisht nuk ka kuptim”, tha presidenti Barack Obama.
XS
SM
MD
LG