Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet – 29 të vrarë


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Bagdad

Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Bagdad

Zyrtarët e Irakut thonë se nga sulmet me bomba dhe të shtënat, gjatë ditës së djeshme, janë vrarë së paku 29 vetë.

Sulmi më vdekjeprurës ishte ai në një lagje verilindore të kryeqytetit Bagdad, ku nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë, u vranë 9 vetë.

Nga sulmet në qytetet Bakuba, Mosul ddhe Tikrit, u vranë së paku 8 vetë.

Nga sulmi i personave të armatosur ndaj një postblloku ushtarak në Tarmijah, në veri të Bagdadit, u vranë tetë ushtarë.

Në Bagdad, poashtu, janë vrarë dy truproje të një politikani, ndërsa dy persona të tjerë janë vrarë nga shpërthimet e bombave në tregjet e Bagdadit.

Kjo dhunë po ndodhë vetëm disa javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Irak.
XS
SM
MD
LG