Ndërlidhjet

SHBA: Miratohet legjislacioni për Ukrainën


Pamje nga Uashingtoni

Pamje nga Uashingtoni

Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara e ka kaluar një legjislacion për ndihmë Ukrainës, në vlerë prej 1 miliard dollarësh.

Ky legjislacion kaloi mbrëmë vonë pasi ligjvënësit demokratë u tërhoqën nga insistimi i tyre, që çfarëdo pakete e ndihmave për Ukrainën duhet të përfshijë reforma të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në këtë legjislacion, pos ndihmës prej një miliard dollarësh, përfshihen edhe sanksionet kundër shtetasve rusë dhe ukrainas për inkursionin e Moskës në Ukrainë.

Tash, për këtë legjislacion duhet të votoj Dhoma Përfaqësuese në përbërje të plotë.
XS
SM
MD
LG