Ndërlidhjet

Australi: Vazhdoi kërkimi për aeroplanin e zhdukur të Malajzisë


Një anije e Australisë që merr pjesë në kërkimin për aeroplanin e zhdukur
Një anije e Australisë që merr pjesë në kërkimin për aeroplanin e zhdukur
Kërkimi shumëkombësh për aeroplanin në fluturimin MH370 ka vazhduar edhe sot në pjesët e largëta të Oqeanit Indian, pasi valët e mëdha dhe të fuqishme për një ditë e kishin detyruar ndaljen e operacionit për aeroplanin e zhdukur.

Gjithsej 12 aeroplanë dhe dy anije nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia, Koreja Jugore, Australia dhe Zelanda e Re, po marrin pjesë në këtë kërkim, me shpresë se do të gjenden pjesët e aeroplanit të kompanisë Malaysia Airlines, që u zhduk nga radarët më 8 mars, gjatë fluturimit prej Kuala Lumpurit të Malajzisë, për në Pekin të Kinës, me 239 udhëtarë në të.

Të hënën, kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, tha se sipas pamjeve dhe të dhënave satelitore, aeroplani në fluturimin MH37 është përplasur në pjesën jugore të Oqeanit Indian.
XS
SM
MD
LG