Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Në Misuri u ekzekutua vrasësi dhe dhunuesi


Ilustrim

Ilustrim

Personi 59 vjeçar, Jeffrey Ferguson, është ekzekutuar në shtetin Misuri në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dhunimit dhe vrasjes së një vajze të re.

Ai ishte i dënuar me vdekje për shkak se në vitin 1989, e rrëmbeu, e dhunoi dhe e vrau 17 vjeçaren, Kelli Hall.

Në deklaratën e tij lamtumirëse, Ferguson tha se “më vie keq që isha shkak që ju solli ju të gjithëve në këtë punë të errët të ekzekutimit”.

Familjarët e Fergusonit, përfshirë dy vajzat e tij, kanë shikuar nga një dhomë për observim.

Ekzektuimin e ka parë edhe i ati i vajzës së dhunuar dhe të vrarë.

Ky është ekzekutimi i pestë në Misuri në shumë muaj.

Por, ky ishte ekzekutimi i 13 në Shtetet e Bashkuara këtë vit.

Në vitin 2013, në nëntë shtete amerikane ishin kryer 39 ekzekutime.

Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë vendet e vetme nga shtetet e industrializuara demokratike që e përdorin dënimin me vdekje.
XS
SM
MD
LG