Ndërlidhjet

NASA: Gabimi shkaktoi vonesë


Astronautët që sot u nisën për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë
Astronautët që sot u nisën për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë
Agjencia NASA thotë se një gabim teknik ka ndikuar në vonesën e arritjes së anijes kozmike Soyuz, me tre astronautë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, deri të enjten.

Anija e Rusisë, Soyuz, me astronautët rusë, Aleksandr Skvortsov dhe Oleg Artemyev, dhe amerikani Steve Swanson, me sukses u lansua në orbitë nga një bazë në Kazakistan, sot herët në mëngjes, dhe pritej të arritne në Stacionin Ndërkomëbtar të Gjithësisë për gjashtë orë.

Por, problemet teknike shkaktuan që arritja të shtyhej deri të enjten.

Në njoftimin e saj, agjencia amerikane e gjithësisë, NASA, tha se vonesa është shkaktuar pasi ndezja e motorëve “nuk ndodhi ashtu siç ishte planifikuar”, kështu që tash në vend të 6 orbitave të planifikuara, duhet të kalohen 34 orbita të Tokës.

Sipas agjencisë NASA, ekuipazhi ka disponim të mirë dhe nuk është në rrezik.
XS
SM
MD
LG