Ndërlidhjet

Raporti: Koreja Veriore i ka testuar dy raketa


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia e lajmeve e Koresë Jugore, Yonhap, ka raportar se Koreja Veriore, sot herët në mngjes, i ka testuar dy raketa me rreze të mesme veprimi duke i hedhur në det.

Ky është testimi i fundit gjatë javëve të kaluara, që qartas është bërë në shenjë proteste kundër ushtrimeve të përbashkëta ushtarake ndërmjet Koresë Jugore dhe Shteteve të Bashkuara.

Raportohet se raketat kishin fluturuar afro 650 kilometra.

Në reagimin e tij, Departamenti amerikan i shtetit tha se testi paraqet “përshkallëzim problematik dhe provokues”. Mëtutje në njoftimin e DASH-it theksohet se zyrtarët po kordinohen për së afërti me aleatët dhe partnerët në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, “për ndërmarrjen e masave përkatëse”.
XS
SM
MD
LG