Ndërlidhjet

SHBA: Tre agjentë në përcjellje të Obamës janë kthyer prapa


Pjesëtarët e Shërbimit të Fshehtë e sigurojnë një hapësirë para Shtëpisë së Bardhë në Uashington
Pjesëtarët e Shërbimit të Fshehtë e sigurojnë një hapësirë para Shtëpisë së Bardhë në Uashington
Tre pjesëtarë të Shërbimit të Fshehtë të Shteteve të Bashkuara, që e mbrojnë presidentin, Barack Obama, janë kthyer në shtëpi nga Holanda, për shkaqe disiplinore.

Një zëdhënës i Shërbimit të Fshetë ka refuzuar të tregoj për shkaqet e kthimit të agjentëve.

Por, e përditshmja Washington Post ka raportuar se agjentët ishin kthyer në shtëpi, pas një nate të konsumimit të alkoolit, dhe rrjedhimisht, një agjent ishte gjetur i dehur në lokalet e hotelit, një ditë para arritjes së presidentit Obama në Evropë.

Zëdhënësi ka thënë se incidenti nuk e ka rrezikuar në asnjë mënyrë sigurinë e presidentit.

Pas një skandali me prostitucion, të ndërlidhur me një vizitë presidenciale në Kolumbi në vitin 2012, janë implementuar rregulla më rigoroze për agjentët e Shërbimit të Fshehtë.

Pas kësaj ngjarjeje, Obama e kishte emëruar zonjën Julia Pierson, që është femra e parë drejtoreshë e Shërbimit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG