Ndërlidhjet

Malajzi: Satelitët tregojnë 122 pjesë të “aeroplanit të zhdukur”


Ilustrim

Ilustrim

Zyretarët malazias thonë se pamjet e reja satelitore tregojnë se ka diku 122 objekte në jug të Oqeanit Indian, të cilat mund të jenë pjesë të avionit të zhdukur të Malaysia Airlines.

Ministri i Transportit të Malajzisë, Hishammuddin Hussein, tha se të gjitha këto objekte janë vërejtur në një zonë 400 kilometershe.

Fluturimi me numër MH370 është zhdukur më 8 mars, teksa po udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin.

Shumica nga 239 personat në bord, ishin kinezë.

Kërkimi për mbetjet e aeroplanit kanë rifilluar të mërkurën dhe atë me gjithsej 12 aeroplanë dhe dy anije, nga Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia, Korea e Juhut, Australia dhe Zelanda e re
XS
SM
MD
LG