Ndërlidhjet

Gjykata në Turqi urdhëron shfuqizimin e vendimit rreth Twitter-it


Ilustrim

Ilustrim

Mediat në Turqi kanë raportuar se një gjykatë e atjeshme ka urdhëruar që të shfuqizohet vendimi, sipas të cilit është ndaluar përdorimi i rrjetit social Twitter në Turqi.

Ndalimi i përdorimit të Twitter-it është urdhëruar pesë ditë më parë, pasi autoritetet e atjeshme të telekomunikacionit e kishin akuzuar këtë rrjet social rreth një përmbajtje që ishte në këtë rrjet.

Ndalimi përkatësisht kufizimi i përdorimit të Twitter në Turqi erdhi pasi që kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan kërcënoi se do ta “çrrënjos” këtë rrjet.

Vendimi për ndalimin e përdorimit të këtij rrjeti ishte kundërshtuar nga zyrtarët ligjor në Tuqi dhe nga zyrtarët opozitarë.
XS
SM
MD
LG