Ndërlidhjet

Ukrainë: Presidenti kërkon që ushtarët ukrainas të stërviten në SHBA


U.d. i presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov

U.d. i presidentit të Ukrainës, Oleksandr Turchynov

Presidenti në detyrë i Ukrainës, Oleksandr Turchynov, ka kërkuar nga ligjvënësit e atjeshëm miratimin e vendimit, sipas të cilit, do të kryhen stërvitje ushtarake të forcave ukrainase në Shtetet e Bashkuara.

Truchynov tha se dy grupe të forcave ushtarake ukrainase parashihet që gjatë verës të kryejnë stervitje ushtarake në Shtetet e Bashkuara.

Turchynov po ashtu ka kërkuar miratimin nga ligjvënësit për manovra me ushtarët polak të NATO-s, si dhe të ketë operacione të përbashkëta në territorin e Moldavisë dhe Rumanisë.

Të gjitha stërvitjet ushtarake, pritet që të zhvillohen gjatë këtij viti
XS
SM
MD
LG