Ndërlidhjet

Maqedoni: Të zgjidhet sa më shpejt çështja e emrit


Raundi i ri i negociatave për çështjen e emrit në Nju Jork, sipas një pjesë të analistëve në Maqedoni, ndërlidhet edhe krizën në Ukrainë me që sipas ish ambasadorit në NATO, Nano Ruzhin, bashkësia ndërkombëtare teston aleatët e saj në Ballkan në të cilët Aleanca veri-atlantike do të mund të llogariste.

Ai thotë se në rrethanat e reja gjeostrategjike nuk përjashtohet mundësia që zgjidhja e kontestit me Greqinë të përshpejtohet, e mandej Maqedonia deri në shtator të pranohet në NATO dhe emrin IRJM.

“Maqedonia mund të shpresojë në ndonjë zhvillim pozitiv në raport me zgjidhjen e çështjes së emrit, nëse përshkallëzohet situata në gadishullin e Krimesë në Ukrainë. Kjo mund të ndodhë nëse vazhdojnë të përhapen synimet për ndonjë gjeo-strategji të re ndërkombëtare".

"Në një situatë të tillë nuk përjashtoj mundësinë që Maqedonia së bashku me Malin e Zi të marrin ftesa për anëtarësim në NATO, në këtë rast, Maqedonia do të pranohej me emrin e përkohshëm IRJM, pasi ne tani do të jemi në interes të Perëndimit“
, thotë Ruzhin.

Edhe Alajdin Demiri, njohës i çështjeve ndërkombëtare, takimet e radhës të ndërmjetësit Nimic, i ndërlidh zhvillimet në Ukrainë, në drejtim të vënies në lëvizje të diplomacinë ndërkombëtare për një zgjidhje sa më të shpejt të këtij kontesti shumëvjeçar për të mos prodhuar kriza të reja në Ballkan.

“Me rëndësi është të theksohet se prej referendumit të Krimesë rendi ndërkombëtar është duke ndryshuar mirëpo ende nuk ka sinjale se në cilët kahje do të shkojë. Unë mendoj se zgjidhja e çështjes së emrit duhet të përshpejtohet për arsye se ka mundësi që situata e re ndërkombëtare të krijojë kriza të reja".

"Ja tani është problemi i Katalonisë, shumë shpejt do të aktualizohet edhe problemi i Republikës serbe për shkak se qeveria e re ende nuk formohet në pritje të këshillimit me faktorët e mëdhenj ndërkombëtar, prandaj ka mundësi që kjo situatë nëse zvarritet të krijojë kriza të reja në Maqedoni dhe Ballkan“
, thotë Demiri.

Sipas tij, takimet që po zhvillohen në Nju Jork, kanë lidhshmëri edhe me zgjedhjet e presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare, si një test se çfarë mund të pritet pas këtyre zgjedhjeve nga udhëheqësia e re, nëse do të ketë ndonjë ndryshim të skenës politike.

Por, ndryshe nga ish diplomatët Ruzhin dhe Demiri, vlerëson Dimitar Mirçev, profesor i së drejtës ndërkombëtare.

Ai thotë se takimet e dy ditëve të fundit janë në kuadër të konsultimeve të rregullta që ndërmjetësi Nimic zhvillon me delegacionet e dy vendeve.

“Mendoj se ndërmjetësi Nimic dëshiron që t'i dëgjoj qëndrimet e dy palëve se vallë mos ka ndonjë ndryshim në pozicionet e tyre e kështu me radhë. Këto takime nuk do të ndërlidhja me ndonjë zhvillim tjetër në rajon dhe më gjerë“, thotë profesori Mirçev.

Ndryshe, moszgjidhja e çështjes së emrit ka bllokuar Maqedoninë në nisjen e negociatave me BE-së për anëtarësim edhe pse statusin e shtetit kandidat ajo e ka marr në vitin 2005.
XS
SM
MD
LG