Ndërlidhjet

Kerry në Jordani, për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry gjendet në Jordani për të biseduar atje me udhëheqësin palestinez Mahmud Abaz dhe mbretin Abdullah të Jordanisë, në një përpjekje për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Bisedimet për arritjen e paqes në mes të palestinezëve dhe izraelitëve e kanë një afat deri më 30 prill, datë deri në të cilën duhet gjetur një zgjidhje.

Kerry në takimet e tij, po përpiqet që të bindë të dyja palët që të bien dakord për shtyrjen e këtij afati.

Palestinezët kanë paralajmëruar se nuk do të shtyejnë afatin, në rast se Izraeli nuk i liron nga burgu ngë grup të palestinezëve të burgosur për të cilën gjë është zotuar më parë.

Sekretari amerikan i shtetit, gjatë ditëve në vijim, pritet që të takohet edhe me kreyministrin izraelit, Benjamin Natanyahu.
XS
SM
MD
LG