Ndërlidhjet

Krime: 193 flamuj rusë valojnë në objektet e ushtrisë ukrainase


Ilustrim
Ilustrim
Shefi i forcave të armatosura ruse, gjenerali Valery Gerasimov, thotë se flamuri rus tani valon mbi 193 objektet e ushtrisë ukrainase në gadishullin Krimeja.

Deklarata e tij vjen një ditë pasi që forcat pro-ruse morrën nën kontrollë anijet e fundit luftarake në Krime, që ende po mbaheshin nga ushtria ukrainase.

Sipas autoriteteve pro-ruse në gadishullin e aneksuar të Ukrainës, Krime, më shumë se 15 mijë ushtarë ukrainas kanë kaluar dhe janë bërë pjesë e agjencisë ruse për zbatimin e ligjit.

Rreth 1 mijë e 500 ushtarë të tjerë ukrainas, po përgatiten që me familjet e tyre, të kthehen nga gadishulli Krimeja në pjesën tjetër të Ukrainës.
XS
SM
MD
LG