Ndërlidhjet

Kosova dhe Mali i zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim policor


Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim policor mes Kosovës dhe Malit të zi

Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes për bashkëpunim policor mes Kosovës dhe Malit të zi

Kosova dhe Mali i Zi kanë nënshkruar sot marrëveshje për bashkëpunimin policor në mes të dyja shteteve.

Marrëveshja është nënshkruar në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Kosovë nga ministri Bajram Rexhepi dhe homologu i tij malazez, Rasko Konjevic.

Me Marrëveshjen për bashkëpunim policor, sipas ministrit Rexhepi, do të thellohet bashkëpunimi ndërmjet dy shteteve në luftimin e krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të ndryshme.

“Sot diskutuam që gjatë sezonit veror, të ketë patrullime të përbashkëta në disa pushimore të Malit të Zi, ku frekuentojnë një numër i madh i qytetarëve nga Kosova”, citohet të ketë thënë ministri Rexhepi.

Ndërsa ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Konjeviç, sipas një kumtese të lëshuar nga MPB-ja, ka thënë se marrëveshja për bashkëpuni policor, do të përparojë marrëdhëniet në mes të Malit të Zi dhe Kosovës.

Të dy ministrat pohuan se është biseduar edhe për procesin e demarkacionit të kufirit, në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ku u tha se në një të ardhme të afërt, në bazë të procedurave të rregullta, të nënshkruhet edhe Marrëveshja e demarkacionit të kufirit.

Gjithashtu është biseduar edhe për promovimin e komunitetit malazias në Kosovë.

Sipas MPB-së, gjatë këtij takimi, ministrat e të dyja vendeve kanë nënshkruar edhe Marrëveshjen për rregullimin e regjimit të trafikut kufitar, Marrëveshjen për hapjen e pikë-kalimit kufitar Kotllovë-Kuqishtë, për trafikun rrugorë ndërkombëtar të udhëtarëve, Marrëveshjen për përcaktimin e pikë-kalimit kufitar rrugorë ndërkombëtar Kullë-Savino Vodë, Protokollin për mbajtjen e takimeve të rregullta të policisë kufitare në të gjitha nivelet e menaxhimit, Protokollin për zbatimin e kontrollit kufitar të përbashkët dhe pagesën e shpenzimeve të krijuara në punë në kalimin kufitar të përbashkët Kotllovë-Kuqishtë si dhe Protokollin për formimin e patrullave të përbashkëta përgjatë kufirit të përbashkët shtetëror.
XS
SM
MD
LG