Ndërlidhjet

Obama: Veprimet ruse s’kanë të bëjnë vetëm me një shtet


Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama, gjatë visitës së tij në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel, tha sot se veprimet e Rusisë në Ukrainë nuk kanë të bëjnë vetëm me një shtet.

Në një konferencë për media bashkë me presidentin e Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso, Obama vuri në dukje lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, duke thënë se ato lidhje janë edhe më të forta pas veprimeve të Rusisë në gadishullin e Krimesë.

Obama ka thënë se nëse dikush nga udhëheqësit rusë kanë menduar se Bota nuk do të kujdeset për veprimet e tyre në Ukrainë, atëherë ata kanë llogaritur gabimisht.

Nëse Rusia vazhdon rrugën e saj aktuale, Obama ka paralajmëruar se sanksionet do të rriten dhe do të ketë pasoja të mëtejme për ekonominë ruse.

Sipas presidentit amerikan, “Rusia tashmë qëndron vetëm”.
XS
SM
MD
LG