Ndërlidhjet

logo-print

Agfanistan: Tërhiqet edhe një kandidat nga gara presidenciale


Ilustrim

Ilustrim

Nga gjithsej 11 kandidatë sa ishin fillimisht në garën për të parin e Afganistanit, sot është tërhequr nga gara edhe kandidati i tretë.

Sardar Mohammad Nadir Naim teksa e ka bërë me dije tërheqjen e tij nga gara, ka thënë para gazetarëve në Kabul, se tash e tutje do ta mbështet kandidaturën e ish-ministrit të jashtëm, Zalmai Rasul.

49 vjeçari Sardar Mohammad Nadir Naim, është nipi i ish mbretit Saher Shah.

Sardar Mohammad Nadir Naim ishte në mesin e 11 kandidatëve të regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje që do të mbahen me 5 prill.

I pari që u tërhoq nga gara, më 6 mars, ishte vëllai i presidentit aktual Hamid Karzai, Qayum Karzai.

Në mes të muajit mars, tërheqjen nga kandidatura e ka bërë publike edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Abdul Rahim Vardak.
XS
SM
MD
LG