Ndërlidhjet

Gjeorgji: E veja e ish-kryeministrit, thotë se burri iu vra


E veja e ish-kryeministrit tw Gjeorgjisë Zurab Zhvania, Nino Kadagidze
E veja e ish-kryeministrit tw Gjeorgjisë Zurab Zhvania, Nino Kadagidze
E veja e kryeministrit të ndjerë të Gjeorgjisë Zurab Zhvania, thotë se burri i saj ishte vrarë.

Teksa ka folur sot në Tbilisi, Nino Kadagidze, tha se beson që hetimet e reja që kanë nisur rreth vdekjes së burrit të saj, tashmë janë në rrugën e duhur.

Ajo tha se e ka dhënë miratimin e saj, që trupi i bashkëshortit të zhvarroset.

Fundin e javës së kaluar, eksperti mjeko-ligjor i cili e kishte bërë autpsinë e në trupin e kryeministrit, është arrestuar si i akuzuar për neglizhencë.

Arrestimi erdhi pasi që publikimi në internet i fotove të të ndjerit pas vdekjes, tregonin se ai kishte pasur mavijosje në trupin e tij.

Zhvania dhe zëvendës guvernator i rajonit Kvemo Kartli, Raul Yusupov, u gjetën të vdekur në vitin 2005.
XS
SM
MD
LG