Ndërlidhjet

Kërkohet eksportimi i gazit natyror nga SHBA-ja drejt Evropës


Ilustrim
Ilustrim
Një ligjvënës i lartë amerikan ka bërë thirrje për rritjen e eksporteve të gazit natyror nga SHBA-të, duke thënë se një gjë e tillë, do të zvoglonte varësitë e Evropës nga Rusia.

Udhëheqësi i republikanëve në Komitetin për punë të jashtme Ed Royce, këto komente i ka bërë të mërkurën në Uashington gjatë një seancë të komisionit ku është diskutuar për Potencialin energjik të Shteteve të Bashkuara.

Ai iu tha anëtarëve të komisionit, se Rusia ka gjasë të mbetet një furnizues kryesor i energjisë për shkak të rezervave që i posedon, si dhe për shkak të afërsisë që e ka me klientët.

Veprimet e Rusisë në Krime ka bërë që të shtohen zërat tek Shtetet e Bashkuara si prodhuesi më i madh i gazit natyror, që të shpejtojë eksportet drejt Evropës, përkatësisht tek ato shtete që janë në varësi nga energjia ruse.
XS
SM
MD
LG