Ndërlidhjet

Irak: Zgjedhjet e prillit rrezikojnë të shtyhen


Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki

Kryeministri i Irakut Nuri al-Maliki, ka paralajmëruar se dorëheqja e Komisionit zgjedhor të vendit, mund të vonojë zgjedhjet e planifikuara për fundin e prillit.

Gjatë fjalimit të tij të përjavshëm, Al-Maliki, tha se nëse Komisioni i Pavarur Zgjedhor nuk kthehet për të punuar, atëherë mbajtja e zgjedhjeve do të vonohet.

Shtyerja e zgjedhjeve, sipas tij, do të ishte një goditje jo vetëm për zgjedhjet por për tërë Irakun.

I dërguari i posaçëm i OKB-së Nickolay Mladenov tha se çdo vonesë do të jetë precedent i rrezikshëm.

Komisioni i Pavarur i zgjedhjeve ka dhënë dorëheqje derisa janë ankuar për ndërhyrje politike gjatë punës së tyre.
XS
SM
MD
LG