Ndërlidhjet

Obama fillon vizitën në Itali


Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan, Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama, gjatë vizitës së vizitën e tij në Evropë, sot po qëndron në Itali.

Në këtë shtet, presidenti amerikan pritet që të takohet me Papa Françeskun, ndërsa pritet që të trajtojnë temën e dallimet në mes të të pasurve dhe shtresave të varfëra.

Obama në Romë ka arritur pas një fluturimi që e ka realizuar mbrëmë natën pas tri ditë bisedimesh me udhëheqësit e Bashkimit Evropian në Hagë dhe Bruksel, në lidhje me krizën në Ukrainë pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë.

Në cilësinë e presidentit, kjo është vizita e tij e dytë që i bën Vatikanit.

Herën e parë, Obama e ka vizituar këtë vend më 2009 ndërsa është takuar me Papa Benediktin e 16-të.

Obama gjatë vizitës së tij në Itali, pritet që të takohet edhe me kryeministrin italian Matteo Renzi, si dhe me presidentin Giorgio Napolitano.

Gjatë ditës së premte, Obama do të udhëtoj drejt Arabisë Sauditë, vend në të cilin do të përfundoj edhe turneu i tij një javor.
XS
SM
MD
LG