Ndërlidhjet

logo-print

Kerry kërkon bisedime nga palestinezët dhe izraelitët


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, gjatë një takimi që ka zhvilluar me udhheqësin palestinez Mahmud Abaz, ka kërkuar nga ky i fundit, që të çbllokoj bisedimet për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Jerry në Aman, e ka realizuar takimin me Abas për më shumë se katër orë.

Zyrtarët amerikanë, bisedimet e zhvilluara, i kanë vlerësuar si “kontruktive”.

Nuk janë dhënë detaje të mëtutjeshme rreth diskutimeve nga ky takim.

Sekretari Kerry ka planifikuar për ditët e ardhshme, bisedime të tjera me Abaz si dhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Palestinezët dhe izraelitet e kanë afat 30 prillin, datë deri nëtë cilën ata duhet të gjejnë një zgjidhje.

Sekretari amerikan po bën përpjekje që të bindë të dyja vendet që të zgjasin këtë afat.

Por palestinezët thonë se nuk do ti vazhdojnë bisedimet, në qoftë se izraelitët nuk lirojnë një numër të të burgosurve, ashtu siç ishin zotuar më parë.
XS
SM
MD
LG