Ndërlidhjet

Moti i ligë ndërpret kërkimet për aeroplanin e zhdukur


Ilustrim
Ilustrim
Moti i ligë që po mbretëron, i ka ndërprerë sërish kërkimet ajrore për gjetjen e avionit të Malajsia Airlines, i cili pretendohet se ka rënë në Oqeanin Indian.

11 avionët ushtarakë dhe pesë anijet që ishin bërë gati për të shkuar dhe kërkuar më shumë se 100 pjesë që tashmë janë vërejtur, e besohet që i takojnë aeroplanit të zhdukur, janë anuluar.

Anulimin eoperacionit të kërkimit për shkak të motit të ligë e kanë bërë me dije autoritetet australiane, të cilat edhe po e koordinojnë operacionin.

Aeroplani Boeing 777 me 239 veta në bord, është rrëzuar më 8 mars teksa po udhëtonte nga Kuala Lumpur për në Pekin.

Imazhet e fundit satelitore që u kapen nga autoritetet franceze, treguan më shumë se 122 objekte të mundshme që gjenden në një zonë 400 kilometërshe.
XS
SM
MD
LG