Ndërlidhjet

Krime: Forcat ruse lirojnë gjashtë ushtarë ukrainas


Ilustrim
Ilustrim
Gjashtë ushtarakë të Ukrainës që po mbaheshin nga forcat pro-ruse në gadishullin Krimeja, janë liruar, derisa pesë të tjerë ende mbeten në paraburgim.

Ushtarakët ishin arrestuar nga forcat pro ruse, kur këto të fundit, kanë sulmuar bazat ushtarake në gadishullin e aneksuar të Krimesë, baza të cilat i kanë marrë më pas në kontroll.

Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes tha se në mesin e oficerëve të liruar është edhe koloneli Yuliy Mamchur.

Presidenti ukrainas Oleksandr Turchynov, ka shfaqur shpresën, se sot në Kiev do ti takoj ushtarët e liruar.

Zëdhënësii i Ministrisë së Mbrojtjes Vladislav Seleznyov, tha ndërkaq se pesë ushtarakë të tjerë, vazhdojnë të mbahen nga forcat pro-ruse.
XS
SM
MD
LG