Ndërlidhjet

Liga Arabe bën thirrje për paqe në Siri


Ilustrim
Ilustrim
Në përfundim të takimit të Ligës Arabe, udhëheqësit arabë në Kuvajt, kanë hedhur poshtë kërkesat për mbështetje më të madhe ushtarake ndaj forcave opozitare siriane.

Sipas një deklarate të lëshuar pas përfundimit të takimit të Ligës Arabe, liderët e 22 vendeve, bëjnë thirrje për zgjidhje politike të konfliktit tre vjeçar në Siri.

Liga Arabe gjithashtu e ka dënuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Opozita e Sirisë gjatë takimit në Kuvajt ka bërë thirrje që rebelët në Siri të furnizohen me armatim të sofistikuar.

Arabia Saudite vlerësoi se bota do të tradhëtohej, në rast se do të mbështeshin rebelët në këtë mënyrë.

Por, liderët arab ishin të bashkuar për të shprehur kundërshtimin e tyre rreth thirrjes që Izraeli të njihet si shtet hebrej.

Presidenti palestinez Mahmud Abbas tha se palestinezët madje edhe kundërshtojnë diskutimin e kësaj çështjeje.
XS
SM
MD
LG