Ndërlidhjet

Egjipt: Ministri i mbrojtjes shpallë kandidaturën për president


Ish-ministri i mbrojtjes së Egjiptit, Field Marshal Abdel Fattah al-Sisi
Ish-ministri i mbrojtjes së Egjiptit, Field Marshal Abdel Fattah al-Sisi
Ministri i mbojtjes së Egjiptit Field Marshal Abdel Fattah al-Sisi, dhënë dorëheqje nga pozita prej ministri ndërsa e ka bërë publike, kandidaturën e tij për president të Egjiptit.

Gjatë një paraqitje televizive, Sisi ka kërkuar nga populli i tij, që të punojnë sa më shumë për përmirësimin e vendit të tyre.

Sisi, 59 vjeçar ka qenë në krye të protestave të vitit të kaluar, si rezulatat i të cilave është përmbysur presidenti Muhamed Morsi.

Garën, ai pritet që ta ketë të lehtë duke u bazuar në popullaritetin që ai e gëzon, por edhe në mungesë të rivalëve seriozë.

Gjatë paraqitjes së tij, ai e pranoi se Egjipti është i kërcenuar nga terroristët, por ai premtoi se do të punoj që vendin e tij ta bëj vend të sigurtë.

Pas shpalljes se kandidaturës, partia e Morsit, “Vëllazëria myslimane” tha se nuk mund të ketë siguri dhe stabilitet në Egjipt, nën udhëheqjen e Field Marshal Abdel Fattah al-Sisi.
XS
SM
MD
LG