Ndërlidhjet

logo-print

Amnesty International shfaqë shqetësimin rreth dënimeve me vdekje


Ilustrim

Ilustrim

Raporti vjetor i publikuar nga Amnesty International në lidhje me dënimet me vdekje, thotë se Irani dhe Iraku janë përgjegjës në lidhje me ekzekutimet që i kanë bërë gjatë vitit të kaluar.

778 ekzekutime, sipas raportit kanë ndodhur gjatë vitit 2013 në nivel global.

Kjo vlerësohet të jetë një rritje prej 15 për qind, krahasuar me një vit më herët.

Dokumenti i publikuar thotë se të pakten 36 persona u vranë në Iran dhe 169 të tjerë në Irak.

Organizata ka vënë në pah se në Irak, shumica e të ekzekutuarve janë dënuar sipas ligjeve të paqarta të terrorizmit.

Salil Sheti, sekretar i përgjithshëm i Amnesty International, thotë se shifrat nuk përfshijnë shtetin e Kinës dhe Korenë e Jugut, vende në të cilat, organizata beson se janë ekzekutuar mijëra njerëz
XS
SM
MD
LG