Ndërlidhjet

logo-print

FMN-ja ndihmon Ukrainën me 14-18 miliardë dollarë


Ilustrim

Ilustrim

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka bërë me dije sot, se është marrë vendimi që Ukrainës ti ndahët një pako ndihmëse në vlerë prej 14 deri në 18 miliardë dollarë.

Shefi i FMN-së për Ukrainën, Nikolay Gueorguiev, e ka bërë me dije vendimin e marrë, teksa ka thënë se deri në dy vitet e ardhshme, Ukraina do të ndihmohet edhe më shumë ,dhe vlera e ndihmës do të arrijë deri në 27 miliardë dollarë.

Përmes një deklarate të publikuar, FMN-ja ka bërë me dije se pakoja e ndihmës, ka për qëllim reforminim e ekonomisë së Ukrainës.

Misioni i FMN-së ka qëndraur në Ukrainë nga 4 deri më 25 mars, dhe atje e ka bërë vlerësimin e nevojave ekonomike të Ukrainës.

Pavarësisht ndihmës, Ukraina sipas Gueorguiev, ende përballet me sfida të mëdha.
XS
SM
MD
LG