Ndërlidhjet

KE sot paraqet progresin e vendeve të Partneritetit Lindor


Ilustrim

Ilustrim

Gjatë ditës së sotme, Komisioni Evropian pritet që të paraqes progresin e bërë nga shtetet e Partneritetit Lindor.

Raporti i cili pritet të publikohet, përshkraun arritjen e progresit nga Armenia, Azerbajxhani , Bjellorusia , Gjeorgjia, Moldavia dhe Ukraina.

Korrespondenti i radios Evropa e Lirë në Bruksel, thotë se raporti përmban të dhëna të rëndësishme rreth lëvizjeve që do ti bën Komisioni në të ardhmen.

BE-ja për këtë proces në shtatë vitet e ardhshme, ka paraparë që të shpenzojë mbi 15 miliardë euro.

Në shkurt të këtij viti, vendet e BE-së e kanë diskutuar “pakon evropiane” për këto gjashtë shtete.
XS
SM
MD
LG