Ndërlidhjet

Kazakistan: Shpërngulet gazetarja që raportoi korrupsionin


Ilustrim

Ilustrim

Një gazetare në Kazakistan është larguar nga shteti i saj bashkë me bashkëshortin dhe dy fëmijët, me qëllim të shmangies nga ndjekja penale rreth një artikulli që ajo e kishte publikuar.

Natalya Sadyqova i ka thënë radios Evropa e Lirë, se ajo dhe familja e saj, gjenden aktualisht në Ukrainë.

Sadyqova ka bërë me dije se hetuesit e qytetit Aqtobe, e kishin marrë atë në pyetje gjatë muajit të kaluar, në lidhje me një artikull të publikuar në një portal interneti, e në të cilin e kishte paraqitur korrupsionin në nivel lokal.

Ajo tha se nuk ka të bëjë me këto akuza.

Nga burimet policore ajo kishte kuptuar se edhe mund të arrestohej dhe ishte ikur nga Kazakistani më 9 mars.

Një gjykatë në Aqtobe ka lëshuar urdhër-arrest ndaj saj më 17 mars.
XS
SM
MD
LG