Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgjia nuk pret antarësimin në NATO, brenda këtij viti


Ministrja e jashtme gjeorgjiane, Maia Panjikidze

Ministrja e jashtme gjeorgjiane, Maia Panjikidze

Ministrja e jashtme gjeorgjiane Maia Panjikidze, thotë se Tbilisi nuk pret që brenda këtij viti të antarësohet në NATO ,edhe pe thotë se janë në rrugë të mirë për një gjë të tillë.

Panjikidze i bëri këto komente një ditë pasi që presidenti amerikan Barak Obama, tha se as Gjeorgjia e as Ukraina, nuk janë aktualisht në rrugën drejt antarësimit në NATO.

Panjikidze tha se Gjeorgjia po vepron sipas reformave demokratike, me qëllim të plotësimit të kushteve për antarësim në NATO.

Ajo ka shfaqur shpresën se në samitin e NATO-s që do të mbahet në muajin shtator, aleanca do të potencoj progresin që është bërë deri më tani nga ana e Gjeorgjisë.
XS
SM
MD
LG