Ndërlidhjet

Sateliti tajlandez identifikon edhe 300 objekte në Oqeanin Indian


Ilustrim
Ilustrim
Tajlanda ka bërë me dije se njëri nga satelitët e këtij vendi ka zbuluar rreth 300 objekte të madhësive të ndryshme në Oqeanin Indian, në afërsi të zonës së kërkimit për aeroplanin e zhdukur të Malysia Airlines.

Disa nga objektet, janë vlerësuar të jenë të gjata deri në 16 metra.

Objektet thuhet se gjenden në një zonë rreth 200 kilometra nga vendi ku autoritetet franceze thanë një ditë më parë se satelitët e tyre kanë vërejtur 122 objekte që dyshohen të jenë të aeroplanit të zhdukur.

Mbetet e paqartë nëse pjesët e vërejtura nga autoritetet tajlandeze dhe ato franceze, i takojnë aeroplanit që është zhdukur më 8 mars, e i cili kishte në bord 239 persona.
XS
SM
MD
LG