Ndërlidhjet

Ukraina paraqet rezolutë në Asamblenë e OKB-së


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët ukrainas kanë bërë me dije që presin sot nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, miratimin e një rezolute që do të potenconte autoritetin territorial të Ukrainës dhe e njëjta do ta quaj të paligjshëm referendumin në Krime, që ky gadishull të bashkohet me Rusinë.

Ambasadori i Ukrainës në OKB Yuriy Sergeyev, tha se rezoluta në fjalë ka dhjetra bashkë-sponsorë dhe mbështetjen e shumë vendeve demokratike.

Në lidhje me këtë, Sergeyev ka thënë se ka folur me përfaqësues të shumë shteteve anëtare të OKB-së, dhe ua ka bërë me dije atyre se Rusia me veprimet e saj, e ka shkelur kartën e OKB-së e cila garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të shteteve.

Rezolutat e Asamblesë së OKB-së nuk janë detyruese dhe njashtu shtetet nuk mund ta përdorin veton ashtu siq bëri Rusia në një rezulutë të ngjashme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së gjatë javës së kaluar.
XS
SM
MD
LG