Ndërlidhjet

Moldavi: Socialistët kërkojnë bashkim me doganën ruse


Ilustrim
Ilustrim
Një parti e vogël në Moldavi ka filluar një fushatë për të mbledhur peticione, duke kërkuar kështu që dogana e Moldavisë të jetë pjesë e Bashkimit doganor, që udhëhiqet nga Rusia.

Igor Dodon, udhëheqës i Partisë së Socialistëve në Republikën e Moldavisë ka shfaqur shpresën që do të mbledh nënshkrime të mjaftueshme pas të cilave do të mbahej një referendum dhe qytetarët do të pyeten nëse duan që qytetarët të afrohen me BE-në apo të bëhen pjesë e Bashkimit Doganor të Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

Dodon i tha radios Evropa e Lirë, se qeveria e atjeshme po lobon për një marrëveshje me BE-në të planifikuar për qershor.

Aneksimi i Krimesë nga ana e Rusisë, sipas tij, nuk do të duhet ta pengonte Moldavinë për tu bashkuar me Bashkimin doganor të Rusisë.
XS
SM
MD
LG