Ndërlidhjet

Gjeorgji: Përleshen mbështetësit dhe kundërshtarët e ish-presidentit


Ilustrim

Ilustrim

Dhjetëra mbështetës dhe kundërshtarë të ish-presidentit të Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili, janë përleshur sot në Tbilisi.

Saakashvili, i cili e ka lënë detyrën prej presidenti në nëntor të vitit të kaluar, ka qenë i ftuar që për datën 2 mars të paraqitej para prokurout të përgjithshëm për tu marrë në pyetje si dëshmitar në disa hetime.

Sakashvili është aktualisht në Shtetet e Bashkuara dhe ka thënë se nuk do të kthehet për tu intervistuar.

Mbështetësit e tij u mblodhën para prokurorisë në Tbilisi për të kundërshtuar ftesën e prokurorisë.

Kundërshtarët e Saakashvili iu janë ofruar atyre dhe kanë tentuar që ta ndërprerjën protestën.

Policia ka ndërhyrë për të ndarë turmen.
XS
SM
MD
LG