Ndërlidhjet

Tymoshenko, kandidate për presidente të Ukrainës


Kandidatja për presidente të Ukrainës, Yulia Tymoshenko
Kandidatja për presidente të Ukrainës, Yulia Tymoshenko
Ish-kryeministrja e Ukrainës Julia Tymoshenko ka bërë me dije sot, se do të kandidoj përseri për presidente të Ukrainës.

Tymoshenko, 53 vjeçare, kandidimin e saj e ka bërë publik, gjatë një konference të mbajtur sot në Kiev.

Parlamenti në Ukrainë ka vendosur që zgjedhjet në këtë vend të mbahen më 25 maj.

Kandidatët për president e kanë afat 4 prillin, datë deri në të cilën duhet të paraqesin kandidaturën e tyre.

Tymoshenko e cila ishte rivalja kryesore e presidentit të përmbysur Viktor Yanokovych, u lirua nga burgu disa ditë pas përmbysjes së presidentit Yanokovych.

Në vitin 2011 ajo ishte burgosur nën akuzat për shpërdorim të pushtetit dhe ishte dënuar me shtatë vite burgim.

Arrestimi dhe akuzimi i saj ishte cilësuar nga vendet perëndimore, si kahmarrje politike.

Tymoshenko ka shërbyer në dy mandate si kryeministre, ndërsa në zgjedhjet e 2010-tes, ajo kishte kandiduar për presidente.

Me një diferencë shumë të vogël në balotazh, zgjedhjet i pati fituar tashmë i përmbysuri, Viktor Yanukovych.
XS
SM
MD
LG