Ndërlidhjet

Greqia pranon vizat Schengen në pasaportat e Kosovës


Ilustrim
Ilustrim
Në takimin lamtumirës me ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Dimitris Moschopoulos, e ka zyrtarizuar dhënien e vizës së parë Schengen nga Greqia, në pasaportat e Republikës së Kosovës dhe atë në të ministrit Enver Hoxhaj.

Këtë simbolikë, sipas një kumtese të lëshuar nga MPJ-ja, ambasadori Moschopoulos e ka shpjeguar me faktin se ministri Hoxhaj ka qenë shumë këmbëngulës që prej vizitës së fundit në Athinë dhe takimet e fundit që viza greke të vendoset në pasaportat kosovare dhe të vlejë për tërë zonën Schengen.

“Fillimisht ne kemi lëshuar viza në një letër të veçantë për qytetarët e Kosovës, por kjo ka shkaktuar konfuzion. Por, vitin e kaluar ministri Hoxhaj ka qenë në vizitë tek ministri i Jashtëm grek dhe ka folur për këtë dhe ka kërkuar që vizat për qytetarët e Kosovës të lëshohen në pasaportën e Kosovës. Tani kjo vizë është valide për tërë zonën Schengen përjashto Spanjën”, citohet të ketë thënë ambasadori Moschopoulos.

Mësohet se ministri Hoxhaj e ka falenderuar ambasadorin, duke e quajtur mik të tij dhe të Kosovës.

“Në rastin e Greqisë ajo deri më tash nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Miku im Dimtirs dhe unë kemi provuar një qasje të re të cilën e kemi quajtur si bashkëpunim institucional, sesi të kemi njohje të pasaportës së Kosovës, të vizave Schengen, se si të kemi anëtarësim të Kosovës në organizata të ndryshme evropiane, ku Kosova është anëtarësuar si shtet sovran dhe i pavarur, sesi të kemi mbështetje nga Greqia për MSA-në, dialogun dhe liberalizmin vizave për qytetarët e Kosovës që të udhëtojnë pa viza”, ka thënë Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG